Protestat absurde të VV-së në pandemi, rrezik dhe krim me paramendim për shëndetin e qytetarëve të Kosovë
Shkruan: Sali Bislimi
Asnjë lider apo subjekt politik i Kosovës nuk e ka të drejtën mbi shëndetin e qytetarëve dhe në kundërshtim me IKSHPK-në dhe të autoriteteve shëndetësore dhe shtetërore, të ftoj për të protestuar qytetarët në kohë pandemie, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën jo vetëm të aktivistëve të VV-së por të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Kjo thirrje dhe ky model i mentalitetit populist dhe johuman duhet të parandalohet nga vet qytetarët dhe zyrtarët e sigurisë së Republikës së Kosovës. Kjo është ngjashëm me thirrjen e ish-kryetarit të BFI të Maqedonisë së Veriut, Reis Sylejman Rexhepit, i cili çmendurisht e shpalli virusin të vdekur dhe ftoj besimtarët islamë për të festuar masovikisht festën e Bajramit.
Shtimi i numrit të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ditëve të fundit do të duhej të ishte së paku një ndjenjë e fajësisë së kryeimamit kontrovers i cili nuk kishte të drejtë, as mandat dhe as autorizim për ta shpallur virusin të vdekur dhe pasojat tani i vuajnë qytetarët e këtij vendi fqinj.
Ngjashëm edhe VV-ja për inatet dhe egot e tyre personale dhe klanore, fton protestë gjithëpopullore në Prishtinë, në kohën kur numrat e të infektuarve në Kosovë janë në rritje të frikshme. Kjo ftesë në fakt përben në vete vepër penale dhe krim i paramenduar për qëllime politike, duke vu në rrezik shëndetin dhe jetën e qytetarëve të Kosovës.
Mbase e kaluara politike e VV-së ka dëshmuar se nuk brengoset për pasojat, dëmet materiale, shkatërrimet e pronës dhe jetën e të rinjve, për të demonstruar dhe arritur qëllimet politike me metoda brutale të dhunës dhe diktaturës.
Kjo praktikë duhet të ndalohet, bartësit të cilët rrezikojnë jetën e njerëzve duhet të përgjigjen para drejtësisë.
Kosova duhet të kursehet nga dhuna, infektimet, vdekjet dhe gjakderdhjet eventuale me qëllim të plotësimit të dëshirave njerëzve të krisur të cilët rrezikojnë shtetin dhe qytetarët për ambiciet e tyre të sëmura jashtë procedurave kushtetuese, ligjore dhe demokratike!