“Protestat do të jenë të vazhdueshme”, kundërshtohet fuqishëm shtrenjtimi i rrymës (video)

19 mars 2025 | 10:55

Qytetarët kanë reaguar ashpër ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e tarifave të rrymës me 15 për qind.

Një numër i madh i tyre iu bashkua iniciativës së organizatorit Luan Hasanaj, i cili ka nisur një kundërshtim publik përmes grupit “Jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë! #AsnjëCentMëShumë”, i krijuar menjëherë pas publikimit të lajmit për shtrenjtimin e rrymës.

Hasanaj, në një intervistë për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ka bërë me dije se vetëm brenda dy ditësh grupi ka mbledhur mbi 1 mijë persona dhe shtoi se protesta nuk do të ndalet me kaq.

“Nëse shohim se nuk do të ketë reflektim, sigurisht se është e pashmangshme një proteste sa më e madhe për kundërshtimin e këtij shtrenjtimi”, u shpreh ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar një anketë…