
Protestat e serbëve në veri të Kosovës vazhdojnë edhe sot
06 qershor 2023
| 09:03
Edhe të martën po vazhdojnë protestat e nisura që nga 29 maji në tri komunat në veri të Kosovës – Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Mëngjesin e së martës është raportuar për një numër më të vogël të protestuesve të pranishëm. Në mesin e protestuesve janë kryesisht punëtorët e institucioneve komunale në sistemin paralel serb, raporton REL.