Protestat kundër planit të Ahtisaarit, Kurti: UNMIK-u shkrepi 232 plumba kur u vranë Arbeni dhe Moni

10 shkurt 2023 | 13:49

Pranë pllakës përkujtimorëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së tyre të premten kanë bërë homazhe krerë institucionesh, dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë dhe ministra të qeverisë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me të drejtë e kanë kritikuar pakon e Ahtisaarit atë kohë.

“Dhjetëra mijëra qytetarë, e në ballë të tyre ishte baca Adem. 232 plumba gjithsej u shkrepën nga policia e UNMIK-ut. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë. Ish-shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut kishte bërë një hetim atë pranverë, vrasjet e tyre kanë qenë të panevojshme dhe të evitueshme. Një javë para demonstratave tona, u patë publikuar pako e Ahtisarit. Kurrë nuk ka qenë me diskutueshme nëse ja kanë vlejtur komunat me bazë etnike. Kosova ka nevojë për më shumë demokraci. Serbia është në panik. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes janë dëshmorë të rënë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe për vetëvendosjen e Republikës.

“Vendosja e drejtësisë dhe dënimi i autorëve të krimit të 10 shkurtit 2007 mbetet kërkesë e jona parësore. Sepse, siç thuhet, kur padrejtësia qesh në tryezë, drejtësia qan pas porte”.

“Sot është 16-vjetori i vrasjes së aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, nga policia rumune e UNMIK-ut. Arbeni e Moni ranë dëshmorë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe për vetëvendosjen e Republikës. Vitet nuk e zbusin dhimbjen për këta pishtarë të guximit, idealizmit të virtytshëm dhe aktivizmit qytetar të pathyeshëm. As zemërimin e pafund për drejtësinë e munguar ndaj atyre që kryen aktin mizor dhe u arratisën nga vendi i krimit. Vendosja e drejtësisë dhe dënimi i autorëve të krimit të 10 shkurtit 2007 mbetet kërkesë e jona parësore. Sepse, siç thuhet, kur padrejtësia qesh në tryezë, drejtësia qan pas porte. Po. Ne po ecnim drejt atë ditë, ne do ecim drejt gjithmonë. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të demokracisë Arben Xheladini e Mon Balaj!”, ka shkruar Konjufca pas homazheve.

Në anën tjetër, familjarët e Monit dhe Arbenit kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e tyre.

Shqipe Xheladini, motra e Arben Xheladinit, ka kërkuar drejtësi për vëllain, derisa ka thënë se edhe pas 16 viteve ajo ende mungon.

“Sot është 16-të vjetori i Arbenit, dhimbja është shumë e madhe dhe nuk ka fjalë që ta përshkruajë këtë ditë. Ne shpresojmë për drejtësi dhe mbas 16-të viteve shpresojmë që një ditë do të vjen”, ka thënë ajo.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt 2007 nga policia rumune e UNMIK-ut, 16 vjet më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është takuar me drejtuesit e…