Protestat në Beograd, aktivistja serbe: Po shohim fillimin e fundit të regjimit të Vuçiqit

24 dhjetor 2024 | 16:16

Në Beograd të Serbisë janë duke vazhduar protestat masive, teksa studentët kanë bllokuar disa universitete në Serbi në shenjë revolte për vdekjen e 15 personave në një aksident në stacionin hekurudhor të Nishit.

Protestat kundër regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq i ka komentuar Sofija Mandiq, aktiviste dhe juriste nga Serbia.

Siç raporton N1, medium kundërshtar i regjimit të Vuçiqit, Mandiq është shprehur optimiste, duke theksuar se “jemi duke e dëshmuar fillimin e fundit të regjimit”.

“Do ta përkufizoja kështu, si fillimin e fundit…Është e sigurt se diçka e re po lind”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror…