
Protestat në Serbi shpërqendrim për ndarje të Bosnjës e Hercegovinës
Nga Agron Hoti
Protestat në Serbi po e shpërqendrojnë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar nga lëvizjet separatiste të Dodikut, ku Republika Srbska përmes draft-kushtetutës së re po synon shpalljen e pavarësisë nga Bosnja e Hercegovina. Nuk po shohim reagime nga BE, gjersa Rusia po bën sehir.
Nëse ndodh ndarja e Ukrainës, atëherë pashmangshëm që do të ndodhë edhe ndarja e Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës dhe me gjasë edhe e Maqedonisë së Veriut. Kosova e humbi shansin e vitit 2020 të shkëmbimit të territoreve për ta marrë Luginën e Preshevës në gjirin e saj.
Tashmë kur Kosova mjerisht e ka humbur tërësisht kontrollin politik në veri të saj dhe kur me vetëdije të plotë e ka rritur në këto 6 vitet e fundit Zajednicën (asociacionin) në Samoupravnicë (autonomi), themelimin e së cilës në terren (se me letra është kryer) po na e kërkon tashmë me ngulm bashkësia ndërkombëtare, atëherë në çfarëdo ndarje të veriut të Kosovës si rezultat i zhvillimeve në Ukrainë dhe Bosnje e Hercegovinë, Luginës së Preshevës do të duhet t’ia bëjmë papaaaa përgjithmonë.
Dhe mu për këtë arsye u eliminuan politikisht në Hagë Krerët e UÇK-së në Kosovë dhe së fundi edhe ata në Maqedoni të Veriut, sepse evropianët që ishin të kapur nga rusët deri në shkurt 2022, e dinin shumë mirë që Krerët e UÇK-së në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Luginë të Preshevës, do të mund të luanin me kartën e destabilizimit të rajonit në këmbim të bashkimit të Luginës së Preshevës nëse jo edhe Maqedonisë së Veriut me Kosovën dhe më pas që të gjitha me Shqipërinë.
Prandaj, duhej sjellë në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut dy qeveri sa më anti-krerë të UÇK-së në mënyrë që Kosova ta humbasë gradualisht kontrollin politik në veri të saj duke ua shitur, kështu, këto veprime qytetarëve për fitore, pra për t’ua shitur sapunin për samun. Mbetet të shihet nëse do të ndahet apo jo Ukraina.