Protestat në Sllovaki, kryeministri Fico refuzon thirrjet për të dhënë dorëheqjen

26 janar 2025 | 13:22

Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka hedhur poshtë thirrjet e protestuesve për dorëheqjen e tij të shtunën, pasi dhjetëra mijëra kanë demonstruar kundër ndryshimit të politikës së qeverisë së tij më afër Rusisë.

Rreth 60,000 protestuan në kryeqytetin Bratislavë të premten, kanë vlerësuar organizatorët, ndërsa mediet kanë raportuar se në total rreth 100,000 kishin marrë pjesë në mitingje në qytete në të gjithë vendin, demonstratat më të mëdha që kur Fico është kthyer në pushtet në 2023, shkruan “Reuters”.

Protestat vijnë pasi Fico kishte udhëtuar privatisht në Moskë në dhjetor për të takuar presidentin rus Vladimir Putin, një takim i rrallë për një udhëheqës të Bashkimit Evropian që kur Rusia pushtoi Ukrainën në 2022.

“Qeveria mund të ndryshohet vetëm nëse ka zgjedhje”, ka thënë Fico në një intervistë për transmetuesin publik të shtunën, kur u pyet për protestat.

Administrata majtiste-nacionaliste e Ficos ka akuzuar kundërshtarët progresivë këtë javë për planifikimin e përshkallëzimit të protestave në përpjekje për të rrëzuar qeverinë në mënyrë të paligjshme. Partitë opozitare dhe grupet qytetare që organizojnë protesta hedhin poshtë akuzat.

Duke cituar informacione nga shërbimet e inteligjencës, Fico ka pretenduar, pa treguar prova, një grup ekspertësh të paidentifikuar në Sllovaki që kishin ndihmuar në protestat kundër një udhëheqësi pro-rus në Ukrainë në 2014 dhe Gjeorgji vitin e kaluar.

Ai ka thënë të shtunën se një listë e personave që do të dëboheshin ishte në përgatitje e sipër, pa dhënë më shumë detaje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur doktori i njohur Adem Nura. Lajmin për vdekjen…