Protestat shpërthejnë edhe në Itali

31 maj 2020 | 13:30

Të mërzitur për shkak të mbylljes si pasojë e pandemisë, italianët kanë protestuar nëpër rrugët e Romës dhe Milanos, ndërsa pretendonin se koronavirusi ekziston.

Ndërsa kundërshtonin rregullat e ashpra dhe shkakun e mbylljes, protestuesit kërkonin që qeveria e kryeministrit Giuseppe Conti të zëvendësohet me një qeveri kombëtare, si dhe të kthehet lira italiane, një mesazh për daljen nga Evropa, ose një Brexit i ri.

Bizneset italiane janë hapur pas një mbyllje prej më shumë se dy muajsh, por shumë italianë po kërkojnë që të largohen masat dhe gjithçka të hapet menjëherë.

Grupi, i udhëhequr nga ish-gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo, u mblodhën këtë mëngjes në Piazza Duomo në Milano, duke mos marrë parasysh masat e distancës sociale derisa askush nuk mbante maska për fytyrën.

Këto kërkesa, vijnë nga ky shtet, që është ndër më të prekurit nga coronavirusi, me 232 644 të infektuar dhe 33 340 viktima./gazetashqip/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka…