Protestat vazhdojnë në veri
30 maj 2023
| 08:38
Ka nisur sërish grumbullimi i protestuesve në tri komunat në veri të vendit, atë në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.
Sot është dita e tretë e protestave, pas grumbullimit të serbëve të premten dhe të hënën.
Pranë ndërtesave të Komunave në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ka prani të pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit.
Të hënën pas protestave të dhunshme u lënduan 25 pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa u dëmtuan dhe u dogjën edhe vetura të mediave në Kosovë.