Protestë brenda Kuvendit, komuniteti LGBT ndërpret mbledhjen e Komisionit për të drejtat e njeriut
07 shkurt 2024
| 11:25
Përfaqësues nga komuniteti LGBT kanë ndërprerë të mërkurën mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.
Derisa ka filluar mbledhja, përfaqësuesit e këtij komuniteti që kanë qenë prezent në këtë mbledhje kanë filluar protestën.
Ata kanë filluar t’i godasin me duar tavolinat dhe të iu bijën pipave.
Pika e parë e rendit të ditës në këtë mbledhje ishte gjendje aktuale në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.