Protestë e armatosur kundër karantinës në Michigan (Foto)
17 prill 2020
| 10:00
Mijëra persona, pjesa më e madhe e të cilëve të armatosur, morën pjesë në një proteste në Lansing për të kundërshtuar masat shtrënguese kundër koronavirusit të vendosur nga guvernatori i shtetit të Michigan-it, Gretchen Whitmer.
Protestuesit bllokuan rrugët me makina dhe shumë prej tyre injoruan kërkesat e organizatorëve për të qëndruar brenda tyre.
Protesta e thirrur në moton “Operation Gridlock” u organizua nga Koalicioni Konservator i Michigan dhe Fondi i Lirisë së Michigan, një grup konservator pro presidentit Donald Trump.