Protestë e shpirtit dhe e penës së një shkrimtari

24 gusht 2023 | 12:26

Riza Greiçevci: “Hero në luftë, Hero në paqe”

(Hashim Thaçi: Dielli do të lindë përsëri)

Ky është titulli i librit më të ri të shkrimtarit prodhimtar, Riza Greiçevci, që, e vërteta, fund e krye, tema boshte është protestë, jo vetëm e shpirtit dhe e penës së një shkrimtari, por, protestë e shpirtrave gjithandej, që ndjejnë dhembjen, padrejtësinë, mbi jetën e lirinë e popujve të vegjël.

Ja që shkrimtari, pjesë e djepit dhe e gjuhës së popullit më të madh e më të lashtë ilir, për habi, sot, në fillim shekullin e ri, ballafaqohet  tmerrshëm me pa drejtësinë e fuqisë  së madhe politike, ekonomike të Evropës, e cila, për herë të parë, në epokën postskëndërbegiane, ashiqare, hidhet me të gjitha metodat e mjetet e errëta, të pashembullt, dhe mohon sakrificën, luftën kudër robërisë shekullore, mohon gjakun e eshtrat e varret e dëshmorëve, mohon lirinë, mohon pavarësinë, e këtë e bën tmerrësisht, me pafytyrësi, duke pjellë rrena e përralla e përgojime e shpifje, kinse po luftojnë krimin mbi njerëzimin, kurse pinjollët kriminelë e gjenocidistë të Kasapit të Ballkanit, serbë-çetnikë-rusë, edhe pas 20 vjetësh enden të lirë, të admiruar, të përkëdhelur nga Evropa dhe nga disa shtete antidemokratike.

Ja pse shkrimtari hidhet në mënyrë të rrufeshme me një libër-protestë, publikisht, bashkë me krejt Kosovën e lirë, me shqiptarinë, siç thotë edhe vet autori, në këtë vepër letrare, ka përmbledhur pakënaqësinë, mospajtimin, ndoshta jo përgjithmonë, deri të fundi i mos durimit, me një qëllim të vetëm:

Pasqyrim real i  jetës së luftëtarit e politikanit, e birit të shtrenjtë, i çmuar dhe i bekuar nga populli, pafajësia totale e tij, e kujt tjetër,  pos e krye diplomatit e Presidentit i Kosovës z. Hashim Thaçi, ballinë e UÇK-së, bashkë me luftëtarë çlirimtarë, të cilët, njëfarë e ashtuquajtura Gjykatë Speciale, në n’krye me gjakprishurin e rrencin e shtirësin  e shpifësin evropian, Dic Martti,  20 vjet pas fitores së lirisë të UÇK-së, ka hapur kampanjë qesharake,  antinjerëzore, antidemokratike, duke u përpjekur, me nder me thënë, me “pjell me zor”, shpifje e përralla e rrena, të kësaj fare të zezë, Dic Martti, për hatër të shetit kriminel – çetnik, që bëri 400 masakara mbi popullatën e paarmatosur, gra, fëmijë, pleq,  vrau mbi 13 mijë qytetarë, shnjerëzoi mbi 20 mijëra, nana, nuse, vasha kosovare…

Autori, shumë energjik, të themi kryengritës, si një uragan krijues , që deri tash ka botuar 112 libra, gjinish të ndryshme letrare, me një shpejtësi vetëtime e me një goditje rrufeje, ngritët në mbrojtjen e të drejtës, jo të një individi, por të një luftëtarirçve epikë, të lirisë, të një krye diplomati dhe të një Presidenti të shtetit, i cili, akuzohet padrejtësisht (edhe zogu i pulës e di!) kinse për krime lufte, akuzë kjo e ngritur mbi një gënjeshtër të sajuar në qarqet më ogurzeza të Beogradit e Moskës, por të cilin karrem , me shije e hëngër edhe Evropa “demokratike”.

Jemi dëshmitarë të një ngjarje makabre, kur bota demokratike në krye me SHBA-të, dhe vet Presidentin Tramp, kishin marrë frenjtë dhe drejtonin “qerren e bisedimeve” midis Kosovës dhe Serbisë, bisedime, të cilat Evropa po i zvarritë tash e 20 vjet, duke farkuar gënjeshtrën  e Dic Martit, për kriminalizimin e UÇK-së.

O tempora, o mores!

Për 20 vjet, Evropa “demokratike” heshti krimet serbe, 400 masakra mbi popullsinë shqiptare që i bëri ushtria gjakatare serbe, thotë autori, i cili ishte ushtar dhe reporter i luftës, e shumë prej tyre i pa edhe vet. Pas 20 vjetësh të përfundimit të Luftës Çlirimtare në Kosovë, duke lënë në heshtje tërë at kriminalitet të forcave okupuese serbe, Evropa e “polli nga varri” lugatin, Dick Marti, dhe thuri një akuzë të gjatë , harku i së cilës përfshinë Luftën Çlirimtare të një populli liridashës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarë çlirimtarë, por, jo, as sot, as edhe 7 shekuj, jo, jo, s’mund të fshehë Evropa qëllimin që fshehte nënlëkurën Dick Martit, të kriminelëve e çetnikëve serbë-rusë, e kjo është zhbërja e pavarësisë dhe e shtetit të Kosovës së lirë, dështimi, sipas tyre, për të formuar e jetuar  Kosova si shtet, gjithë duke mos hequr grykën e  shënjestrës në personalitetin e atdhetarit, patriotit, “babës” dhe udhëheqjes së UÇK-së, personalitetit numër një, presidenti aktual Hashim Thaçi.

Dhe, qëllim i dytë i Evropës, ta shmang e ta eliminojë përgjithmonë nga skena politike  njeriun  më karizmatik, liderin e politikanin më të rryer të Evropës, dhe admiruesin më të madh Perëndimor.

Kur e lexova këtë libër së pari, edhe së dyti , u përpoqa ta caktojë së, cilit zhanër i përket!?

Duke lexuar për biografinë e Hashim Thaçit , lexuesi e fiton përshtypjen se ky libër është një lloj monografie , kushtuar këtij lideri, i cili tash në moshën 52 vjeçare, del se më shumë se tri dekada nga kjo moshë e tij, janë dekada që ia ka kushtuar atdheut, luftës së popullit të vet për liri, luftëtar me pushkë në dorë, drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së, prijatar i luftës, diplomat ballor i Rambujesë, nënshkrues i Marrëveshjes së Kumanovës. I njëjti, në besë të amerikanëve e transformoi UÇK-në, në TMK, dhe përsëri, me ndihmën amerikane e shndërroi në Ushtri.

Protagonisti i autorit të këtij libri monografik, është President i Kosovës, është përafruesi i bisedimeve me Serbinë, e cila e kishte dënuar në mungesë më 10 vjet burg, e kur filloi lufta e dënoi, në mungesë, edhe me vdekje. Por vdekja nuk e zuri nga plumbi serb, por ky i shtriu dorën e pajtimit , pa e harruar të kaluarën e rëndë e të përgjakshme. Protagonisti,  Hashim Thaçi, del edhe kryeprotagonisti i Dhomave të Specializuar në Hagë, ku deri tash janë ftuar për hetime, gjëja të “krimeve të luftës” rreth 300 luftëtarë, komandantë e udhëheqës të UÇK-së!

Kjo ia ndërron tematikën e librit dhe nga monografi , libri kalon në zhanrin e një kronike të një epoke të lavdishme historike, ku autori, pa u lodhur i numëron të gjitha të bëmat e aseset e veprat e krye protagonistit, në dobi të atdheut.

Kjo vepër letrare, mëton të jetë vërtet një protestë e një shpirtitë shqetësuar dhe e një pene letrare me përvojë 60-vjeçare,  është një protestë jo e vetmuar, por edhe e  Zërit Hyjnor dhe liridashës e paqesor i një populli, që me gjak e sakrificë fitoi lirinë (nuk e mori me qiera nga Evropa!), dhe, për më tepër, lexuesit do të binden kur ta lexojnë këtë vepër për njeriun e historisë, epokë ,siç tha i madhi Kadare, “bebja” e Burojës së Drenicës,  Hero i luftë, Hero i paqes, Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, po, është ky zëri protestues i shkrimtarit drenicas, Riza Greiçevci, një pinjoll i një familjeje të flamurit, dhe të shtegtimit të luftës për liri.

Zëri i shkrimtarit: MALLKIMI!MALLKIM! MALLKIM!

Dikush pyet , a thua ka zhanër letrar si mallkim?

Po, autori, duke hy në dhembjen e  tragjiken e nenave shqiptare , duke mallkuar armikun për mes gjuhës së tyre , që armiku gjakatar bëri aq mizori, duke prerë edhe fëmijën në prezencën e nënës, këtë libër e quaj të zhanrit Mallkim!

Por, mallkimi i autorit nuk del vetëm nga mallkimi i nënave, motrave, bijve e bijave të këtij populli, të këtij atdheu që u la me gjak që një shekull, që dy shekuj, dhe kurrë Evropa nuk e dënoi, por del mallkimi për akuzat e rrejshme e të pa baza, FUND E KRYE,  SHPIFJE, RRENA, që Evropa i kapërdiu pa u trazua , për hatër të Serbisë!!!

Libri është edhe i zhanrit histori. Histori fund e krye ku thuhen të vërtetat. Edhe vet Presidenti tha se Historia nuk ri shkruhet, AS ME LAPS TË EVROPËS, AS NUK SHLYHET ME GOMAT E KREJT BOTËS, ajo është shkruar me gjak, me gjakun e dëshmorëve të kombit.

LAVDI UÇK-së!

Shkrimtarit: Shnet e suksese!

Prishtinë, 23 korrik, 2020

Rrof..Hamdi V. Thaçi, historian

  1. Libri më i ri i autorit, Riza Greiçevci

  1. Prof. Hamdi V. Thaçi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alvaro Morata do të kthehet në Juventus nëse Moise Kean…