Protestë kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginë
23 tetor 2023
| 11:49
Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile bashkë me qytetarë nga Kosova Lindore kanë protestuar kundër politikave të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe është zhvendosur para Qeverisë së Kosovës. /EO