Protestë në jug të Shqipërisë, një kryetar komune atje krahasohet me Radojçiqin
Gjykata e Posaçme vazhdon të martën procesin gjyqësor ndaj Alfred Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
E teksa brenda GjKKO-së pritej të niste seanca, jashtë ambienteve disa qytetarë kanë shpalosur një banderolë ku Beleri, barazohet me Millan Radoiçiqin, serbin e shpallur në kërkim nga drejtësia e Kosovës, dhe i akuzuar si ideatori i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë
Në banderolën në fjalë shkruhet: “Beleri në jug, Radoiçiqi në veri”!
Seanca e sotme është shtyrë një javë më parë, ku shkak është bërë kërkesa e gjyqtares së re në proces, Flora Hajredinaj, për t’u njohur me aktet e dosjes.
Gjyqtarja Hajredinaj ka zëvendësuar në trupë gjyqtaren, Etleva Deda, për të cilën në seancën e kaluar avokatët kanë kërkuar përjashtimin e saj për shkak të konfliktit të interesit.
Gjyqtarja Hajredinaj ka thënë në seancë se ishte shortuar si pjesë e trupës një ditë para seancës dhe se gjatë ditës kishte qenë pjesë e tri proceseve, duke pasur pamundësi në studimin e akteve të dosjes “Beleri”.
Në seancën e së martës të javës së kaluar, Beleri nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokatët e tij.