Protestë në mbështetje të punëtoreve teknikë në Kuvend
Kolektivi Feminist dhe organizata Përpjekja kanë mbajtur protestë solidarizuese me grevën e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës.
Ato kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrimi: “Punëtoret nuk janë mall”, “Pagë të njëjtë për punë të njëjtë”, “Schafberger shtyp punëtoret, Kuvendi e lejon”, etj.
Yll Islami nga organizata “Përpjekja”, ka thënë se këto gra tani janë në javën e tetë të grevës dhe se kërkesat i kanë të qarta dhe të drejta.
Ai ka theksuar se kompania “Schafberger”, e cila e ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e Kuvendit, ofertën më të lirë e ka ofruar në kurriz të punëtoreve të cilat i paguan vetëm 275 euro në muaj, pagë kjo, që sipas tij, në shumë raste nuk e mbulon as qiranë e banesës në Prishtinë.
Islami ka theksuar se do të vazhdojnë me aktivitete, derisa këtyre punëtoreve t’u plotësohen kërkesat. “Kompania Schafberger e cila e ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e Kuvendit, ofertën më të lirë e ka ofruar në kurriz të punëtoreve të cilat i paguan vetëm 275 euro në muaj, pagë kjo që në shumë raste nuk e mbulon as qiranë e banesës në Prishtinë. Prandaj kur jepen tenderë nga shteti, në kontrata duhet të përfshihen edhe pagat e punëtorëve dhe kushtet e punës”, ka thënë ai, duke paralajmëruar edhe aktivitete të tjera në mbështetje të punëtoreve teknike të Kuvendit.