Protestë para selisë së EULEX-it, “Drejtësi për Hashim Thaçin”

22 mars 2025 | 10:23

Disa të rinj janë mbledhur sot para selisë së EULEX-it, në shenjë proteste dhe duke kërkuar drejtësi për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, raporton EO.

Ata kanë mbajtur në duar pankarta dhe kanë brohoritur slogane, ndërsa kanë kërkuar një proces të drejtë gjyqësor për Thaçin.

Ish-presidentit Thaçi mbrëmë ka kaluar natën në hapësirat e EULEX-it.

Në këto zyra, ish-presidenti sot e kanë vizituar familjarët e tij.

Derisa vëllezërit e tij tashmë kanë mbaruar vizite, aty ende është bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ai dikur konsiderohej si një reformator që donte të udhëhiqte…