Protestë për gjëra të imagjinuara
Izmi Zeka
Sot në këtë ditë kur Kosova fuqishëm po prezantohet në arenën ndërkombëtare, kur jemi afër liberalizimit të vizave, futjes në Interpol dhe përfundimisht përmbylljes së raporteve të egra qindravjeçare me serbin me një marrëveshje historike po protestohet për diçka imagjinare. Absurdi shkon më tej kur disa koka të njerëzve veprojnë më inercion vetëm e vetëm për të arritur në pushtet. Assesi s’po munden të dallojnë interesat nacionale me interesat politike, lokale dhe luftën për pushtet. Absurditeti i llojit të veçantë është edhe kur u japin ngjyra të ndryshme njerëzve të dëshmuar kombëtarisht vetëm e vetëm për të fituar një kokërr pushtet.
Njerëzit e shfrenum nuk zgjedhin mjete as rrugë për të arritur një objektiv personal duke hipnotizuar një shtresë të ndërgjegjshme të shoqërisë. Adolf Hitleri kishte patologji ndaj çdo rivali politik në gjysmën e parë të shekullit XX. Dikur filloi të dyshonte edhe tek njerëzit e vet dhe tepër të afërt. Këta tipa njerëzish janë të rrezikshëm për shoqëritë demokratike.
Protestë për gjëra të imagjinuara. Të mbjellura në kokën e tyre.
Hashim Thaçi kryeprotagonisti i shtetësisë së Kosovës dhe i përmbylljes faktike të njohjes dhe kyçjes së saj në mekanizma ndërkombëtar është sinonim i historisë më të re deshi apo nuk deshi dikush.
Protestohet për gjëra inekzistente. As vet nuk e dinë. Por mendja e tyre pjell gjëra të çuditshme.