Protestë për rastin ‘Monstra’ në Maqedoninë e Veriut, policia bllokon rrugët
Me moton “Drejtësi dhe Liri”, ka filluar protesta kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”.
Protestuesit janë grumbulluat në Çair janë duke vazhduar rrugën drejtë gjykatës dhe më pas edhe para qeverisë.
Protestuesit kanë brohoritur “Pa drejtësi s’ka liri”, “Bashkohuni me ne”, “Poshtë tradhtarët – liri popullit”.
Protestës për rastin “Monstra”, i janë bashkuar edhe familjarët e Almir Aliut, vogëlushit nga Kumanova, për rastin e të cilit të hënën në Kumanovë kanë protestuar dhe kërkuar rigjykim të rastit, dëmshpërblim si dhe lirimin nga akuza të tre familjarëve të Almirit.
Marshi i protestuesve është ndaluar tek “Mavrovasja” pasi ka hasur në një kordon të policisë. Për momentin organizatorët po bëjnë thirrje për hapjen e rrugës. Ndërkohë që protestuesve iu bëjnë thirrje për qetësi dhe maturi që të mos bien pre e provokimeve.
Organizatori i protestë, Bedri Ajdari u është drejtuar policëve për hapje të rrugës, duke iu ofruar edhe dokumentin me të cilin kanë paralajmëruar protestën e sotme. /Alsat-M/