Protestohet edhe për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti
Dhjetëra punëtorë të KEK-ut kanë protestuar sot me kërkesën për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.
Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Lluminca, ka thënë se gjendja ekonomike në vend është e vështirë, andaj imponohet edhe kërkesa për tërheqjen e kursimeve.
“I lus gjithë deputetët e popullit të votojnë për popullin në këto ditë të vështira”, ka thënë ai.
Pjesëmarrës në këtë protestë ishin edhe zyrtarë të BSPK-së, të cilët kanë kërkuar tërheqjen e Trustit.
Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka iniciuar këtë projektligj, ka ftuar të gjithë deputetët e tjerë të mbështesin këtë nismë.
Seanca plenare e Kuvendit, ku ishte në rend të ditës, Projektligji që mundëson tërheqjen e Trustit është ndërprerë për shkak të protestës së veteranëve të UÇK-së.