Protestohet me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona”
Me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona” organizata joqeveritare “Beyond the Wall” ka protestuar, të martën, pas rasteve të shumta të vdekjeve në vendin e punës në ndërtimtari.
Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajazit” për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë me 93 helmeta për rastin e çdo të vdekuri në vendin e punës. Helmetat u vendosën në rrethojat e ndërtesës së Qeverisë.
Kushtrim Ahmeti, organizator i protestës, ka deklaruar se secili rast që zbardhet, helmeta largohet nga rrethojat e Qeverisë. Dhe se për çdo të vdekur në vend të punës shtohet një helmetë në rrethojat e ndërtesës së Qeverisë.“Nëse Qeveria i largon helmetat pa u zbardhur rastet, nënkupton që ajo po pajtohet me vdekjet, por ne do gjejmë mënyra tjera për t’ua rikujtuar gjithmonë”, është shprehur Ahmeti.