Protestohet në Drenas pas rastit të abuzimit me të miturën
Qindra qytetarë në Drenas protestuan sot, duke kërkuar drejtësi lidhur me rastin e raportuar të abuzimit seksual të një vajze të kësaj komune.
Protestuesit bënë thirrje që rastet e abuzimeve seksuale të raportohen.
Ata kërkuan që personat e përfshirë në rastin e raportuar të ndiqen penalisht.
Abuzimi seksual i vajzës nga Drenasi është thënë të ketë filluar kur ajo ka qenë 16-vjeçare, fillimisht nga profesori i saj.
Pas denoncimit në polici nga viktima, hetuesi policor është thënë se ka abuzuar seksualisht me të dhe, në janar të këtij viti, e ka detyruar të kryejë abort të padëshiruar në një klinikë private në Prishtinë.
Autoritetet e rendit e kanë arrestuar zyrtarin policor dhe mësimdhënësin.
Një protestë për këtë rast është mbajtur të enjten edhe në Prishtinë, pranë Stacionit Qendër të Policisë së Kosovës.