Protestohet në Ferizaj për vrasjen e 18-vjeçares

24 gusht 2021 | 12:11

Sot në Ferizaj është mbajtur protesta për vrasjen e 18-vjeçares.

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka organizuar këtë protestë me pankarta që kërkojnë drejtësi për gratë e vrara, raporton “Klan Kosova”.

“Policia i ka duart me gjak”, “Prokuroria i ka duart me gjak”, “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, ishin disa nga thirrjet që protestuesit bënë para stacionit të policisë në Ferizaj.

M.O dyshohet se është vrarë nga Dardan Krivaqa me të cilin familja ka deklaruar se ka bashkëjetuar. Lidhur me rastin është arrestuar një person ndërkaq i dyshuari Dardan Krivaqa është ende në arrati.

VIDEO POSHTË

https://www.facebook.com/watch/?v=917966795733330

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personazhet e famshëm të ekranit duket se kanë gjetur një…