Protestohet para Ministrisë së Arsimit për rastin e të miturës 

17 maj 2021 | 13:18

Kolektivi për Mendim Kritik dhe Veprim feminist ka protestuar sot para ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pas rastit të ngacmimit seksual ndaj një të miture në afërsi të një shkolle në Prishtinë.

Fjolla Muçaj, organizatore e kësaj proteste, ka thënë se rasti i fundit, i cili ka ndodhur në shkollën ‘Faik Konica’, ka treguar edhe një herë realitetin e frikshëm me të cilin rriten vajzat në Kosovë.

“Ky realitet, ku rreziku për abuzime seksuale është i vazhdueshëm, vjen pikërisht për shkak të dështimit shoqëror e institucional për ta trajtuar dhunën ndaj vajzave e grave si problem serioz dhe shqetësim për sigurinë publike. Patriarkaliteti i institucionalizuar është duke ua rrezikuar të drejtën për shkollim e rritje të shëndoshe fëmijëve nëpër shkolla. Kjo pasiqë, institucionet tona kanë dështuar vazhdimisht të nxjerrin politika te mirëfillta të cilat do ta trajtonin me seriozitet dhunën seksuale që u ushtrohet vajzave, duke mos e njohur fare prezencën e këtij fenomeni dhe nevojën për ta trajtuar”, ka thënë ajo.

Në këtë protestë, ajo ka paraqitur edhe kërkesat e tyre për ministrinë e arsimit.

“Kërkesat tona janë të qarta: 1. Futja e edukatës seksuale në shkolla; 2. Ambiente të sigurta për nxënëset/it; 3. Punësimi i punëtoreve/ëve sociale dhe psikologeve/ëve në të gjitha shkollat. Ne nuk do të ndalemi deri sa të realizohen këto tri kërkesa. Deri sa vajzat dhe gratë të jetojnë të lira noa çfarëdo lloj dhune dhe kontrolli, kudo që ato janë”, ka deklaruar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Lekaj   Krahasuar me Gellnerin dhe Andersonin, të cilët…