Protestojnë infermierët që ishin punësuar për nevoja të pandemisë, MSh-ja nuk ua vazhdon kontratat
18 qershor 2021
| 11:26
Rreth 360 infermierë që ishin punësuar për nevoja të pandemisë, kanë protestuar sot para Klinikës Infektive.
Atyre nuk do t’iu vazhdohet kontrata nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë vitin e kaluar kishte punësuar rreth 360 infermierë për stafin mjekësor të spitaleve dhe klinikave Covid.
Infermierja Arlinda Hadri ka thënë se nuk ka qenë e drejtë mosvazhdimi i kontratës pasi sipas saj, kanë qenë pranë pacientëve në ditët më të vështira.
Fitim Havolli, nga Sindikata e Infermierëve ka theksuar se ka dalë në përkrahje të këtyre infermierëve pasi sipas tij, është e padrejtë ajo që po u bëhet këtyre punëtorëve shëndetësorë.