Protestojnë punëtorët e Feronikelit (foto)
28 tetor 2021
| 11:38
Kriza energjetike në Evropë dhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale ka bërë që kompania “Feronikeli” ta ndërpresë përkohësisht punën.
Në shenjë pakënaqësie, punëtorët e kësaj fabrike të enjten kanë protestuar në Prishtinë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Kompania “Feronikeli” ka mbi 800 të punësuar dhe 200 bashkëpunëtorë përmes kontraktorëve të saj të cilëve iu siguron të ardhura të rregullta, gjë që e rrit në mbi 1 000 persona numrin të bashkëpunëtorëve të kompanisë.