Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritjen e pagave
08 shkurt 2018
| 13:15
Sindikata e re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka mbajtur të enjten një protestë me kërkesë ngritjen e pagave për punëtorët e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100 euro.
Pjesëmarrës në protestë mbanin në duar pankarta me mbishkrime si: “Duam ngritjen e pagave, edhe ne e duam jetën”, “Qeveri këndellu, Kosova nuk bënë pa dritë, etj.
Kryetari i kësaj sindikate, Rafet Osmani, ka thënë se askush nuk mund t’i ndajë nga kërkesat e tyre dhe se ato duhet të realizohen. “Po e kërkojmë dinjitetin tonë dhe pagat duhet të ngrihen prej poshtë dhe lartë. Kërkesat tona janë minimale dhe duhet të realizohen. Por realizimi ka ngelë në fjalë, por kërkojmë që të realizohet”, është shprehur Osmani.