Protestojnë punëtorët e ‘Monego’-s
10 dhjetor 2019
| 11:21
Para objektit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sot kanë protestuar punëtorët e institucionit financiar jo bankar “Monego”, të cilët kanë kërkuar që t’u rikthehet licenca.
Protesta është zhvilluar e qetë, me pjesëmarrësit që mbanin pankarta në duar me mbishkrimin “Duart larg nga Monego”.