Protestojnë punëtorët fizik të KEK-ut
30 tetor 2023
| 11:04
Shoqata sindikale e punëtorëve të sigurimit fizik në KEK ka protestuar sot para të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Ata kanë thënë se kërkesa e tyre tash e disa kohë është që të kthehen në kuadër të kësaj kompanie.
Protestuesit kanë bërë thirrje që të kthehen në shtëpinë e tyre dhe kanë kërkuar mostenderimin e këtij departamenti, raporton “EO”.
Nuk është hera e parë që kjo sindikatë përmes protestave paraqet të njëjtat kërkesa.