Protestojnë punëtorët teknikë, duan pagë 350 euro
Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës dhe kryetarët e disa shoqatave kanë vendosur për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat nga dita e sotme. Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i Ligjit të punës dhe marrëveshjes kolektive etj. Ata kërkojnë kushte më të mira të punës dhe paga jo më pak se 350 euro.
Sot dhe nesër do të protestojnë punëtorët teknikë të Qendrës Studentore, punëtorët teknikë të disa shkollave që menaxhohen nga Komuna e Prishtinës, punëtorë teknikë të Universitetit të Prishtinës, punëtorët e sigurimit fizik të UP-së dhe të QMF-ve, punëtorët teknikë të disa shkollave në Gjilan.
Protesta fillon nga ora 10:00 dhe deri në orën 11:00. Në këtë kohë punëtorët do ta ndalin punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët.