Protestojnë punëtorët teknikë të shkollave

22 janar 2019 | 12:48

Punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës, kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës, lidhur me mosrritjen e pagave si dhe moskthimin nën menaxhim të Komunës sipas Ligjit për kryeqytetin.

Punëtorët po kërkojnë që të kthehen si pjesë e sektorit publik dhe t’u paguhen pagat me 4 për qind rritje nga 1 janari 2018.

Sipas tyre, ka neglizhencë nga ana e Komunës së Prishtinës për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës, sipas ligjit për kryeqytetin i cili është aprovuar vitin e kaluar, transmeton “REL”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar…