Protestojnë serbët, kërkojnë lirimin e Arsenjeviqit
10 tetor 2024
| 09:08
Partia Demokratike Serbe ka njoftuar se sot do të organizojnë protestë.
Në njoftimin e kësaj partie thuhet se protesta do të fillojë nga ora 10:00 dhe përmes saj kërkohet lirimi i menjëhershëm i liderit të tyre, Aleksandar Arsenjieviq, i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës.
Tutje, bëhet me dije se kjo protestë do të zhvillohet te Stacioni Policor në veri të Mitrovicës, teksa në njoftim u tha se kjo protestë nuk ka karakter politik por, sipas tyre, qytetar.