Protestojnë sindikalistët e MPJD-së, kërkojnë të kthehet rendi Kushtetues në shërbimin e jashtëm

22 shtator 2022 | 12:42

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm ka protestuar të enjten para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) lidhur me keqpërdorimet në këtë ministri.

Organizatorët e kësaj proteste kanë parashtruar një varg kërkesash drejtuar MPJD-së duke apeluar që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm.

Kërkesat e protestës:

Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;

Të ndërpritet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës Agron Malokut, dhe kthimi i tij në MPJD;

Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi riorganizimin dhe sistematizimin në MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.

Të vendosen në pozita udhëheqëse të sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës, të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtëligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtron detyrën e zëvendëssekretarit me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesëmarrës në paligjshmëri: Ragip Zejnullhu dhe të ndërmerren masat disciplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;

Të ndërpritet hakmarrja ndaj sindikatës dhe kryetarit te saj menjëherë ne pajtim me ligjin për organizimin sindikal;

Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatës;

Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;

Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtarëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavijë të diferencimit administrativo-politik;

Të ndërpriten konkurset e shpallura në mënyrë kundër ligjore;

Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;

Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;

Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe të drejtat tjera të zyrtarëve dhe diplomatëve në MPJD;

Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese;

Nxjerrja e aktemërimeve në mënyrë selektive dhe mohimi për një pjesë të nëpunësve civil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka…