Protestojnë sindikalistët e shëndetësisë: Vitia na ka neglizhuar
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), gjatë së premtes ka mbajtur dy protesta, para ministrisë së Shëndetësisë dhe para Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla në një konferencë për media ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka lënë nën mëshirën e fatit punëtorët shëndetësorë.
“Protesta jonë është e ndarë në dy pjesë, është pjesa e parë që po zhvillohet para Ministrisë së Shëndetësisë dhe pjesa e dytë e cila po mbahet në orën 13:00 para qeverisë. Dhe pyetja është: Pse ministri Vitia gjatë kohës së pandemisë ka neglizhuar totalisht punëtorin shëndetësor? Ai ka ndërpre çdo dialog social. Ka qenë vetëm një takim i vetëm kur ne kemi ofruar ndihmë për vaksina, dhe asgjë më tepër. Si rrjedhojë e kësaj, zotëri Vitia as që na ka ftuar të vazhdohet me dialog social, në mënyrë që kërkesat tona të shkojnë në qeveri. Pra, kemi një ofendim dhe degradim të punëtorëve shëndetësor”, ka thënë Syla.
Ai ka theksuar se është duke u bërë shkelje e të drejtave të punëtorëve shëndetësor.
“Kemi shkelje të drejtave të mjekëve, infermierëve, specializantëve dhe të gjithë zinxhirit komandues që shkon vetëm e vetëm për neglizhencën e ministrit Vitia, i cili punëtorin shëndetësor e ka lënë nën mëshirën e menaxhereve të tij. FSSHK-januk ka pasur rrugëdalje tjetër përveç se të dalë në protestë”, ka potencuar ai.
Mjekët karton të kuq për institucionet qendrore, me protestë kërkojnë trajtim dinjitoz