Protestojnë specializantët e mjekësisë

29 korrik 2021 | 15:39

Specializantët e mjekësisë janë mbledhur para Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) për të protestuar për mospagesën e kujdestarive 24-orëshe të vikendeve dhe ditëve të festave.

Disa nga ata kanë nga dy javë që nuk i mbajnë më kujdestaritë për këtë arsye.

Drejtori i ShKSKUK-së, Valbon Krasniqi, e ka nënshkruar një vendim më 1 korrik që parasheh që specializantëve të mos u paguhen kujdestaritë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar një rezolutë lidhur…