Protestojnë studentët në Shqipëri
Katër muaj pas protestës studentore të dhjetorit dhe tri ditë para protestës të paralajmëruar nga opozita, një grup studentësh janë mbledhur këtë të mërkurë para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar rrëzimin e Ligjit të arsimit të lartë, arsim më cilësor si dhe për të hedhur poshtë paktin për universitetin.
Studentët në shenjë revolte kanë thyer me gur xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Arsimit dhe kanë djegur Kushtetutën dhe letra.
Ky akt dhune është kundërshtuar nga profesoresha amerikane, Lory E. Amy, e cila ka qenë në mbështetje për studentët në protestat e mëparshme.
“Kjo është një godinë për arsimimin. Nuk është kjo mënyra se si protestohet për edukim. Nuk sulmohen institucionet”, ka thënë ajo.
Ndërsa Lëvizja për Universitetin i ka thënë “Top Channel” se nuk ishte organizuesja e protestës, si në protestën që nisi më 4 dhjetor të 2018-ës.
Ndërsa pjesëmarrja ishte e ulët pasi, studentët kanë qenë të frikësuar se protesta do të merrte drejtim politik.
Më të prekur nga pikat e parealizuara janë studentët e masterit. Ndërkohë që mësimi është zhvilluar normalisht në auditore.