Protestojnë të pranuarit në “Trepçë”, kundër anulimit të konkursit
Dhjetëra persona janë mbledhur para objektit të Kuvendit, të hënën në mëngjes, kundër paralajmërimeve për anulimin e konkursit në “Trepçë”.
“Ka dalë një informatë që kryeministri nuk do të ndalet me shkarkimin vetëm të bordit mbikëqyrës por do të vazhdojë me anulim të tërësishëm të konkursit. Me të marre këtë informatë, ne të pranuarit jemi shqetësuar tej mase pasi që është përmendur konkursi. Nuk kemi parë demantim nga qeveritarët dhe kemi ardhur për sqarime. Ne si të pranuar jemi të interesuar që pakënaqësitë të zgjidhen përmes instancave kompetente dhe të mos ketë ndërhyrje nga qeveria” ka thënë njeri prej protestuesve.
Ndërkaq ditë më parë protesta ka pasur edhe në Mitrovicë, para ndërmarrjes “Trepça”.
Ndërkaq me përfaqësuesit e protestuesve ka biseduar zëvendëskryeministri Haki Abazi, i cili njoftohet se ka thënë se Qeveria nuk është e interesuar të heqë njerëz nga puna, transmeton “kohanet”.
“Do të bëhet një bord mbikëqyrës i përkohshëm që do të merret me vlerësimin e konkursit por se nuk janë të interesuar të dëbojnë njerëz nga puna”, njoftohet se është thënë në takimin e përfaqësuesve të protestuesve dhe Abazit.