Proteston fermeri, sjell lopën e ngordhur para Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë
Një fermer si shenjë proteste ka vendosur një gjedh të ngordhur para oborrit të AUV, pretendon se kafsha ishte e sëmurë.
Trupi i një kafshe të ngordhur po qëndron në oborrin e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë.
Fatmir Gashi i cili fermer këtë kafshë e solli këtu në shenjë proteste për gjithë 13 gjedhet që i ngordhën gjatë këtij viti
Ai pretendon se nuk janë kryer inspektimet e duhura në kufi dhe se gjedhet që ai ka blerë kanë qenë të sëmura.
Tutje ai thotë se ato i kanë kushtuar shumë humbje fermës së tij prandaj kërkon nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të ia kompensojnë dëmin e shkaktuar.
Por këtyre akuzave iu përgjjgjet Lamir Thaqi zëdhënës në AUV.
Thaqi thotë se janë kryer që të gjitha procedurat dhe kontrollat sipas ligjit.
Trupi i kafshës së ngordhur ka qëndruar për disa orë në oborrin e AUV.