Proteston opozita serbe: Stop diktaturës!
08 maj 2020
| 08:40
Opozita serbe, edhe në kohë pandemie, dy ditë pas heqjes së Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Kuvendi i Serbisë, ka organizuar mbrëmë protestë përballë ndërtesës së Presidencës së Serbisë.
Pavarësisht përpjekjeve të sigurimit, duke ngrehur gardh metalik rreth ndërtesës, protestuesit e thyen gardhin dhe u futen deri në hyrje të ndërtesës së Presidencës.
Në protestë ishin edhe Boško Obradović, Zoran Lutovac, Srdjan Milivojević, Marinika Tepić, profesor Čedomir Čupić etj. Pas rreth 15 minutash, aty erdhi Dragan Đilas, organizatori i Rezistencës Civile, e cila mori përsipër organizimin e protestës nga shoqata “1 deri në 5 milionë”.
(B. D.: ‘Epoka e re’)