![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/serbi.png)
Protestuesi serb para kamerës kërcënon si i çmendur me armë të ftohtë
26 shtator 2021
| 12:48
Gazetari Ermal Panduri në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar një fotografi dhe video të një serbi i cili po mban në dorë një thikë.
Ky serb ndodhet në protestën në Jarinjë, ku tash e disa ditë po qëndrojnë disa serbë.
Në videon e publikuar, ky serb dëgjohet duke thënë: “Le të vijnë këtu”, derisa shanë rëndë dhe bën gjestin e tmerrshëm me thikë.
“Ky ndoshta është jonormal, por fakti se e lenë brenda protestës një te tille, me arme të ftohta, tregon për mundësinë e incidenteve. Kjo pastaj mund të quhet nga ta edhe justifikim për eskalim eventual”, ka shkruar Panduri.
Video: KËTU