Protestuesit gjuajnë poça elektrike drejt objektit të KEDS-it

27 dhjetor 2021 | 13:42

Furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe nacionalizim të KEDS-it, janë duke kërkuar një grup i qytetarëve të Kosovës në formë proteste të organizuar në Prishtinë kundër reduktimeve të rrymës, që kanë nisur javë më parë si pasojë e krizës energjetike në vend.

Protesta ka nisur para KEDS-it, ku njëri nga organizatorët e protestës, Dibran Hoxha, ka thënë se KEDS-i dhe qeveria ia kanë nisur me nga dy orë reduktime të rrymës, por në disa vende nuk ka rrymë deri 24 orë.

Hoxha ka thënë se reduktimi rrymës nuk duhet pranuar kurrsesi.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet: “Ngrohja nuk është komoditet”, “KEDS t’i kthehet Kosovës”, dhe “Rizvanolli ik”.

Po ashtu, protestuesit kanë gjuajtur poça elektrike drejt objektit të KEDS në formë proteste.

Protesta e nisur fillimisht pran objektit të KEDS-it në Prishtinë, pritet të zhvendoset pranë Qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dimitar Kovaçevski, të mërkurën, më 29 dhjetor, pritet edhe zyrtarisht…