Protestuesit hedhin valle në Leposaviq

29 maj 2023 | 12:27

Situata është e shtensionuar në Leposaviq, ndërsa banorët lokalë serbë që kanë dalë në protesta po vallëzojnë.

Dita e sotme në tri komunat veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok u shënua me kordonë të policisë e të KFOR-it, thirrjeve nacionaliste dhe vizatimi i simboleve të luftës së Putinit. Së voni, protestuesit në Leposaviq kanë nisur të vallëzojnë.

Gazetari Xhemajl Rexha ka publikuar pamje nga ky qytet, teksa shihen disa qytetar duke hedhur vallen nën tingujt e muzikës serbe.

E gjithë kjo po ndodh para objektit të komunës, të cilën e kanë izoluar policët e Kosovës dhe trupa të shumtë të KFOR-it.

Mëngjesin e së hënës , grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë.

Të premten, kryetarët e këtyre tri komunave hynë për herë të parë në objektet e komunave prej që janë zgjedhur. Hyrjen e tyre e mundësoi Policia e Kosovës, mes tensionesh dhe kundërshtimeve të turmave të qytetarëve që ishin mbledhur para komunave.

Aleatët perëndimorë të Kosovës dënuan “hyrjen me dhunë” të kryetarëve në komuna dhe kërkuan nga autoritetet që të tërhiqen. Qeverisë i ka reaguar edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan shpëton sezonin një xhiro përpara fundit, lojtarët e…