Protestuesit i vunë zjarrin një restauranti në Atlantë pas vrasjes së afrikano-amerikanit

14 qershor 2020 | 13:51

Protestuesit kanë bllokuar një autostradë në Atlantë të shtunën si dhe i kanë vënë zjarrin restaurantit të njohur Wendy, pas vrasjes së një afrikano-amerikani nga ana e policisë të premten, gjë që ka rritur tensionet në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përballen me protesta.

Viktima Rayshard Brooks, 27 vjeçar, u qëllua në parkingun e restaurantit Wendy, pasi u raportua se ai kishte fjetur në veturë.

Në disa video të publikuara, shihet se si policia kishte tentuar ta arrestonte ndërsa kishte hasur në hezitimin e tij. Brooks kishte filluar të vraponte në parkingun e restaurantit kur u qëllua nga policia.

Restauranti ishte në flakë për 45 minuta para se ekipi i zjarrëfikësve të arrijë në vendin e ngjarjes.

Shefja e policisë së Atlantës, Erika Shields, dha dorëheqje të shtunën pas vrasjes së 27-vjeçarit.

Vdekja e Brooks vjen pas disa javëve të protestave në qytete të mëdha të Shteteve të Bashkuara, të cilat u shkaktuan pas vdekjes së George Floyd në duart e autoriteteve më 25 maj në Mineapolis, ku një polic i kishte vendosur gjurin në qafën e tij gjatë arrestimit.

Brooks kishte një vajzë të vogël e cila do të festonte ditëlindjen të shtunën.

Afër vendit të ngjarjes protestuesit kanë bërë thirrje për të dënuar policët e përfshirë nën akuzat për vepër kriminale./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq do të largohet nga Milani në fund të…