Protestuesit kërkojnë përjashtimin e Kastratit nga stafi akademik
Aktivistë të shoqërisë civile kanë mbajtur sot një proteste para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ku kanë kërkuar shkarkimin e profesorit, Ardian Kastrati, i cili dje bëri një postim në “Facebook” sipas të cilëve fjala ishte për presidenten, Vjosa Osmani.
Aktivistja Liridona Sijarina ka thënë se ky rast nuk bënë amnistohet. “Mbrëmë deputeti dhe profesori i UP-së, Ardian Kastrati një deklaratë seksiste dhe fyese ndaj presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu duke e komentuar në mënyrë fyese dhe denigruese fizikun e saj. Kjo deklaratë e cila është cilësuar si satirike nuk është e tillë dhe një qasje e tillë nuk guxon të lexohet si gabim i cili mund të amnistohet dhe tejkalohet si rast i izoluar por si një mendësi e etabluar që është patriarkale”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se rektori duhet të formojë një grup punues qe duhet të hetojë mënyrën e punësimit te Kastratit në UP.
“Kjo gjuhë e cila prodhon gjuhë të urrejtjes është një ndër shkaktarët kryesorë të nënshtrimit të grave, dhunës dhe vrasjes së tyre e kur kjo bëhet prej personave publik e aq më pak universitar kjo është e patolerueshme dhe duhet të dënohet. E kundërshtojmë fuqishëm këtë mendësi të shpërfaqur të Kastratit dhe kërkojmë përjashtimin e tij nga stafi akademik, kërkojmë që rektori të iniciojë rast pranë Këshillit të etikës dhe të kërkojë përjashtimin e tij”.