Protestuesit kërkojnë shkarkimin e ministres së Ekonomisë
27 dhjetor 2021
| 17:11
Grupi i qytetarëve ka vazhduar protestën për reduktimet e rrymës edhe pranë Qeverisë së Kosovës, ku kërkuan furnizim të rregullt me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe nacionalizimin e KEDS.
Njëra nga organizatoret, Liridona Sijarina theksoi se është e patolerueshme që të ketë reduktime të rrymës në gjithë vendin, derisa siç tha ajo, Qeveria subvencionon KEDS-in dhe pagesën e rrymës për qytetarët ne katër komunat veriore.
Protestuesit u shpërndan të qetë, derisa paralajmëruan protesta edhe ne ditët në vijim.