Protestuesit, Kurtit: “Ose neve, ose KEDS-in”
Pasi ishin nisur drejt objektit të Qeverisë së Kosovës, një numër i konsiderueshëm protestuesish kanë thënë se s’do të paguajnë asnjë cent më shumë, nëse propozimi për shtrenjtimin e rrymës do të zyrtarizohet.
“Po ballafaqohemi me shantazhin e qeverisë për shtrenjtim të energjisë”, ka thënë njëra prej organizatoreve të protestës.
Qytetarët, me propozimin e ZRrE-së është thënë se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve dhe veriut.
“Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut”,, ka thënë ajo.
Duke e quajtur të pakuptimtë propozimin e ZRrE-së, ajo ka rikujtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se në krizën aktuale energjetike, s’ka zgjidhje tjetër, “ose shtrenjtim, ose reduktime”.
“Me ose, ne duhet t’i themi atij ose neve, ose KEDS-in. Ne ia bëjmë me dije edhe kryeministrit”, ka thënë ajo.
Në fund, protesta është shpallur e mbyllur me paralajmërimin se “ne nuk do të ndalemi”.