Protestuesit në Prishtinë kërkojnë shkarkimin e krerëve të Policisë së Gjakovës
11 gusht 2018
| 13:46
Me parullat “Boll ma drejtësi selektive”, “Shkarkime dhe përgjegjësi”, “Gruaja denoncon, policia injoron”, sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u mbajt protesta “Boll Mo” si reagim kundër vrasjes së dyfishtë Brekoc të Gjakovës.
Luljeta Aliu nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, ka kritikuar sistemin e drejtësisë.
Ajo ka thënë se po lejojnë që temat si shkëmbimi i territoreve, t’ua mbyllin sytë qytetarëve karshi këtyre çështjeve.
Në këtë protestë është kërkuar shkarkimi i komandantit policor të Gjakovës, si dhe llogaridhënie nga Ministria e Punëve të Brendshme.