Protestuesit në Sri Lanka shijojnë luksin brenda pallatit presidencial pas dëbimit të presidentit (Foto)

10 korrik 2022 | 23:28

Pallati presidencial në Sri Lanka tashmë është në duart e popullit që pas dëbimit të presidentit Gotabaya Rajapaksa

Protestues të shumtë janë rehatuar brenda rezidencës presidencale dhe kërkojnë dorëheqjen zyrtare të presidentit dhe të kryeministrit. Ata kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga pallai rezidencial deri në largimin e lidershipit.

“Presidenti duhet të japë dorëheqjen, kryeministri duhet të japë dorëheqjen dhe qeveria duhet të largohet,” tha dramaturgu Ruwanthie de Chickera në një konferencë shtypi në vendin e protestës, i rrethuar nga udhëheqës të tjerë që ndihmojnë në koordinimin e lëvizjes kundër qeverisë.

Presidenti Gotabaya Rajapaksa dhe kryeministri Ranil Wickremesinghe po planifikojnë të tërhiqen, tha të shtunën kryetari i parlamentit të vendit, duke u përkulur ndaj presionit intensiv, pas një dite protestash në të cilat demonstruesit hynë në rezidencën zyrtare të presidentit dhe i vunë flakën shtëpisë së kryeministrit në Colombo.

Gotabaya Rajapaksa, thuhet se është marrë në mbrojtje nga marina dhe ndodhet në një bazë detare në ujërat e Sri Lankës. Ai ka thënë se do të dorëhiqet më 13 korrik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta amerikane New York Times në një analizë të bërë…