Protestuesit paralajmërojnë se nuk do ta ndalin protestën deri në orë të vona të mbrëmjes
31 gusht 2022
| 15:27
Pjesëmarrësit në protestën që po kërkojnë drejtësi për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë të dyshuar po qëndrojnë përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.
Siç është dëgjuar në thirrjet e tyre në protestë, kjo e fundit pritet të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes.
Madje, të njëjtit kanë bërë thirrje që të shtohet numri i pjesëmarrësve në protestë.
Më herët, protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të derës hyrëse të qeverisë.
Me ngjyrë e hodhën edhe objektin e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe mbuluan me ngjyrë të kuqe pllakën e Prokurorit të Shtetit.
Në protestë pjesëmarrës janë parë mijëra persona, si dhe politikanë e figura të njohura publike.
Protesta ka filluar nga ora 12:00 dhe po vazhdon ende.