Protestuesit serbë përleshen pak me policët në një tentim për t’u futur në Kosovë

18 dhjetor 2022 | 14:43

Ekstremistët serbë po protestojnë në Rashkë, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi në Jarinjë. Ata patën komunikim me tone të ashpra me policinë serbe, një kordon i së cilës po qëndron para tyre.

Në një moment, protestuesit u nisën për ta kaluar kufirin, por u penguan nga policët. Ata insistuan pak që t’i afrohen pikës kufitare, andej së cilës po qëndrojnë trupa të KFOR-it.

“Kemi ardhur këtu që të tregojmë se atje është toka tonë”, tha njëri prej tyre.

Paraprakisht, serbët e mbledhur në afërsi të kufirit dogjën një transparent ku shkruante “Marrëveshja e Brukselit”. Disa nga prijësit e protestës janë të maskuar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shumicën e rasteve, gërhitja është një problem veçanërisht për…