Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite
29 maj 2023
| 22:33
Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, pas protestës së dhunshme në veri, ka thënë se kjo që ka ndodhur, është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite.
Ai ka shkruar në “Twitter” se militantët serbë në veri Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s duke plagosur dhjetra prej tyre.
“Kjo është më e keqja që është parë për shumë vite. Militantët serbë në veri sulmojnë forcat e NATO-s dhe plagosën njëmbëdhjetë prej tyre. Cikli i përshkallëzimit duhet të prishet shpejt”, ka shkruar Bildt.